Ballina Bota ​Trump: Shtetet tjera zbrazin burgjet e veta, na sjellin kriminelë e pacientë...

​Trump: Shtetet tjera zbrazin burgjet e veta, na sjellin kriminelë e pacientë psikiatrikë

31
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar me përshkallëzim të retorikës së tij mbi emigracionin, duke bërë një lidhje të drejtpërdrejt të sigurisë kufitare me nivelet e krimit në Shtetet e Bashkuara, që sipas tij, ka të bëjë me origjinën e emigrantëve.

Gjatë një bashkëbisedimi me myshterinj të një restoranti në qytetin Urbandeil të Iovas, të martën, ai tha se rënia e krimit në nivel kombëtar dhe në shtete specifike, si Minesota, nuk është e rastësishme, por rezultat i drejtpërdrejtë i dëbimit masiv të siç shtoi, ‘mijëra kriminelëve’ gjatë kohës së tij në detyrë, shkruajnë mediat e huaja.

Trump paraqiti një pasqyrë deridiku alarmante të situatës globale të emigracionit, duke pretenduar se vendet e huaja po zbrazin qëllimisht burgjet dhe institucionet e tyre mendore për të dërguar individë të rrezikshëm në kufirin e SHBA-së. Ai specifikoi Venezuelën dhe Kongon si burime të këtij fluksi, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj emigrantëve të cilët I etiketoi kryesisht si ish të burgosur ose pacientë psikiatrikë.

Me këtë rast Trump sfidoi raportimet e mediave kryesore mbi statistikat e krimit, duke pretenduar se mediat ‘urrejnë ta dëgjojnë këtë’, por që krimi është në nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë falë ndërhyrjeve të tij.