Ballina Europë Zjarr në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evakuohen 270 njerëz

Zjarr në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evakuohen 270 njerëz

22
0

Shumë njerëz u evakuuan kur një zjarr që shpërtheu në një hotel me pesë yje në vendpushimin e skive Courchevel në Alpet Franceze të martën vonë në mbrëmje, thanë zyrtarët.

Nuk pati të lënduar në zjarrin, i cili shpërtheu rreth orës 7 të mbrëmjes (ora lokale) në papafingon e Hotel des Grandes Alpes, tha prefektura e Savoie në faqen e saj të internetit.

Zyrtarët thanë se gati 100 persona u evakuuan dhe media lokale raportoi më vonë se numri ishte rritur në 270 pasi zjarri u përhap në një ndërtesë fqinje.

Stafi dhe banorët u evakuuan në hotele të tjera, thanë autoritetet lokale.