Ballina Dossier HISTORI/ Kur lindën patronimet ruse dhe periudha Kryesore e Ardhjes së Priftërinjve...

HISTORI/ Kur lindën patronimet ruse dhe periudha Kryesore e Ardhjes së Priftërinjve Rusë në Malin e Zi

12
0

Nga Fahri Xharra

Dinastia Romanov e Rusisë tregoi interes për Malin e Zi që nga shekulli XVIII, kur Perandoria Ruse filloi të luante një rol të rëndësishëm në Ballkan si mbrojtëse e popujve sllavë ortodoksë kundër Perandorisë Osmane. Ky interes u rrit gjatë shekujve XIX–XX, sidomos në kontekstin e politikës pansllaviste dhe përpjekjeve ruse për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon.

Kur lindën patronimet ruse në Malin e Zi?

Periudha kryesore e ardhjes së priftërinjve rusë në Malin e Zi

1. Shekulli XVIII – Në kohën e Pjetrit I të Madh dhe Katerinës së Madhe, Rusia nisi të ndihmojë Malin e Zi. Gjatë kësaj periudhe, disa priftërinj rusë erdhën në Malin e Zi për të forcuar lidhjet fetare dhe politike ndërmjet Kishës Ortodokse Ruse dhe asaj malazeze.

Para ardhjes së priftërinjve ortodoksë rusë, Mali i Zi fliste shqip.

Në fakt, “-Iliç” në emrat Vladimir Iliç Lenin dhe Josif Visarionoviç Stalin nuk janë mbiemra, por patronime – emra që tregojnë emrin e babait, një traditë tipike ruse.

Në rusisht, patronimi formohet nga emri i babait + prapashtesa:

“-oviç” (për burra)

“-ovna” (për gra)

Pyetje për të gjithë:

Si është e mundur që Nemanët (Nemanjiq), Ndrekajt (Drekalloviq), Gashët (Gashiq), Kopiliqët, Obiliqët (Kopili), Llazareviqët (Llazari) dhe shumë të tjerë “të kenë” mbiemra me prapashtesë sllave -iq / -viq, që në shekullin XI, kur në atë kohë as Rusia nuk ekzistonte si shtet?

Pse fisi Gjuraj, përmes priftërinjve rusë, u quajt Çarnojeviq?

Kur u krijua Serbia më 1830, atëherë Çarnojeviqët u shndërruan në Cërnojeviq.

Pra, gënjeshtra e madhe ruse e shekullit XIX u institucionalizua në historiografinë europiane (madje edhe në atë shqiptare), sipas së cilës serbët paraqiten si ortodoksët e shekujve XII–XV.

Miq të dashur, duhet një vullnet i madh i historianëve shqiptarë të Europës për t’ia treguar të vërtetën Mesjetës dhe historisë së ortodoksisë shqiptare.