Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ështe përplasur ashpër me Peleshin në Konferencën e Kryetarëve për imunitetin e Belinda Ballukut, duke akuzuar mazhorancën për mbrojtje të korrupsionit dhe pandëshkueshmëri.
Blushi kritikoi faktin që shqiptarët e thjeshtë mund të shkojnë në burg për parkimin dysh, ndërsa Zv/Kryeministrja e kapur në flagrancë për vjedhje qindra milion euro mbrohet nga Kuvendi. “Standardi që shqiptarët të dënohen për parkimin dhe Balluku të jetë e lirë, është irritues dhe revoltuese”, tha ai.
Ai theksoi se korrupsioni duhet të jetë vija e kuqe për Kuvendin dhe se imuniteti i Ballukut duhej hequr që dje, jo nesër. “Dorëzoni Ballukun dhe mos provokoni më shqiptarët, përndryshe flaka e revoltës do mbërrijë edhe në zyrat e Kuvendit”, paralajmëroi Blushi.
Në replikë me Peleshin, Blushi përmendi rrugën Qukës-Qafë Plloçë dhe mbi 260 milion euro të grabitura për një rrugë që nuk funksionon, duke shtuar se dosja Balluku është dosja e Ramës, dhe se Kuvendi nuk mund të shndërrohet në mburojë për hallet e kryeministrit.
Blushi përfundoi me një paralajmërim të fortë: “Hapi rrugën drejtësisë, se i ke vënë gjoksin topit të korrupsionit të Edi Ramës”.
Tedi Blushi:
Ju miratoni ligje për të dënuar me burg shqiptarët për parkim dysh dhe nuk dorëzonin para drejtësisë Zv/kryeministren hajdute të kapur për vjedhje në flagrancë
Standardi që shqiptarët të bëjnë burg për parkimin dhe Zv/Kryeministrja të jetë e lirë për vjedhje është irrituese. Korrupsioni duhet të jetë vija e kuqe për Kuvendin. Asnjë mbrojtje të mos ketë për çdo zyrtar hajdut që vjedh qytetarët më të varfër të kontinentit Revoltuese të dënoni me burg shqiptarët e thjeshtë për parkimin dysh dhe të mbroni një hajdute të qindra milion euro
Imuniteti i duhej hequr dje, jo neser. Boll e keqpërdoret Kuvendin për të mbrojtur me thonj korrupsionin e Edi Ramës. Po legalizoni pandëshkueshmërinë dhe mbrojtjen e korrupsionit të Ramës. Dosja Balluku është dosja e Ramës, por hajdutëritë e tij nuk mund të tërheqin për veshi Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi nuk mund të kthehet në mburojë për hallet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut
Dorëzoni Ballukun dhe mos i provokoni më shqiptarët, përndryshe flaka e revoltës do mbërrijë edhe në zyrat e Kuvendit. Ti je dhe deputet i Qarkut të Korçës, a kalon dot nga rruga Qukës-Qafë Plloçë? Çfarë prove do më shumë se 260 milion euro të grabitura për një rrugë që nuk funksionon? Hapi rrugën drejtësisë se i ke vënë gjoksin topit të korrupsionit të Edi Ramës







