Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit që ka liruar nga qeli anëtarët e bandës ‘5D’ të bashkisë së Tiranës, që akuzohen për të paktën 30 milionë euro të vjedhura, ka sjellë dhe reagimin e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, njëkohësisht drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.
Me disa reagime në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se, për drejtësinë e kapur nga Edi Rama dhe që ka disa ‘opozitarë’ që duan ta mbrojnë.
Ai ndalet te gjyqtarja Irena Gjoka-Maneku-Shpata e dënuar në Greqi që vazhdon ende detyrën e saj. Malltezi shkruan se Irena me tre mbiemra, dy dëbime dhe një dënim në Greqi, vazhdon e jep drejtësi në Shqipëri.
Reagimi i Jamarbër Malltezit
Kaq të mirë e kemi dreqtesinë saqë Olsian Bitri dhe të gjitha pronat e tij janë të lira falë lolove të Edi Ramës-Arben Kraja dhe Irena Gjoka.
Dhe ka ‘opozitarë’ që duan t’i mbrojnë këta.
Irena me 3 mbiemra, 2 dëbime e 1 dënim, edhe shembullin qe jep vete e ka mashtrim.
Ka ca ‘opozitarë’ që besojnë tek Irena-Edi Rama, drejtësia.
Një llum peng. Imagjino që ka ‘opozitarë’ që duan të mbrojnë këtë llum.







