Ballina Lifestyle Modelja 22-vjeçare që u lidh me miliarderin 75-vjeçar reagon ndaj akuzave: Nuk...

Modelja 22-vjeçare që u lidh me miliarderin 75-vjeçar reagon ndaj akuzave: Nuk jam me të për pasuri

20
0

Një histori dashurie me diferencë të madhe moshe vazhdon të ngjallë debat në rrjete sociale dhe në mediat ndërkombëtare. Modelja vietnameze Co Ngan, e cila sot është 29 vjeçe, ka reaguar sërish ndaj akuzave se është lidhur me partnerin e saj, miliarderin amerikan Wynn Katz, 75 vjeç, vetëm për shkak të pasurisë së tij.

Co Ngan u bë e njohur publikisht rreth vitit 2021, kur ishte vetëm 22 vjeçe, pas fejesës me Katz, CEO dhe sipërmarrës i njohur në industrinë e modës në Los Angeles. Që nga ajo kohë, lidhja e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për shkak të diferencës prej gati 46 vitesh në moshë.

Së fundmi, çifti festoi ditëlindjen e 29-të të modeles në një restorant luksoz në Kaliforni, një moment që riktheu edhe një herë komentet dhe dyshimet në rrjetet sociale. Përballë kritikave, Co Ngan ka qenë e drejtpërdrejtë në reagimin e saj.

“Nuk jam me të për para. Jemi bashkë sepse duhemi,” është shprehur ajo, duke theksuar se marrëdhënia e tyre bazohet në ndjenja dhe respekt të ndërsjellë, jo në interes financiar.

Modelja ka shtuar se pandemia e Covid-19 i ka mbajtur larg për periudha të gjata, çka sipas saj ka forcuar edhe më shumë lidhjen mes tyre. “Nuk kemi pasur shumë mundësi të festojmë bashkë momentet e rëndësishme, ndaj çdo takim ka një domethënie të veçantë,” ka deklaruar ajo.

Historia e Co Ngan dhe Wynn Katz është raportuar edhe nga media ndërkombëtare, të cilat kanë theksuar reagimin e saj ndaj etiketimit si “gold digger” dhe përpjekjen për të mbrojtur zgjedhjen personale në një lidhje që sfidon normat tradicionale.