Ballina Kulturë Pikturat që u frymëzuan nga letërsia e Ismail Kadaresë

Pikturat që u frymëzuan nga letërsia e Ismail Kadaresë

11
0

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u prezantua mbrëmë albumi “100 imazhe – Vepra e Kadaresë në Artet Figurative”.

Albumi u prezantua në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe dokumenton ndikimin e veprës letrare të Ismail Kadaresë në artin pamor shqiptar nga periudha e pasluftës deri në vitin 2025.

Aktiviteti bëri bashkë letërsinë, pikturën dhe reflektimin kulturor në një dialog të përbashkët. Albumi me parathënie nga prof. asoc. dr. Ermir Nika dhe me kurator prof. asoc. dr. Abaz Hado, dokumenton në mënyrë studimore ndikimin e veprës letrare të Ismail Kadaresë në artin pamor shqiptar, duke sjellë pikturat që u frymëzuan nga romanet e tij.

Ky është albumi i dytë në kuadër të projektit “Kadare në Artet Figurative”, pas botimit “100 Portrete”, të cilin UET Press e solli vitin e kaluar me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të shquar.

Letërsia  e Kadaresë u shndërrua në një formë të heshtur rezistence gjatë komunizmit dhe në një burim frymëzimi në dekadat pasuese.