Ballina Aktualitet Skandali në QSUT/ Reanimacioni mbeti pa drita sepse gjeneratorët ishin pa mirëmbajtje

Skandali në QSUT/ Reanimacioni mbeti pa drita sepse gjeneratorët ishin pa mirëmbajtje

28
0

Skandali i territ energjitik në QSUT dhe mosfunksionimi i pajisjeve rezervë rrezikon të përsëritet sërish në rast të ndonjë avarie tjetër të ngjashme apo rënies së linjave të furnizimit me energji elektrike.

Të 17 motogjeneratorët që mbulojnë të gjitha godinat spitalore të qendrës universitare “Nënë Tereza”, aktualisht janë pa shërbim mirëmbajtjeje. Drejtoria e QSUT, përmes një infomacioni zyrtar të kërkuar nga A2CNN, pranon se kontrata e mirëmbajtjes së gjeneratorëve me kompaninë private ka përfunduar në 2025.

Edhe pse QSUT nuk e deklaron kohën e saktë të përfundimit të kontratës, ajo bën me dije se në fund të dhjetorit ka përcjellë procedurën për mënyrën e re të mirëmbajtjes. Ndërkohë, po sipas QSUT, pajisjet rezervë të energjisë aktualisht po monitorohen nga punonjësit teknikë të qendrës spitalore.

Sallat e terapisë intesive në shërbimin e reanimacionit qendror mbetën 30 minuta pa energji elektrike. Kjo situatë e pazakontë shkaktoi kaos dhe panik tek stafet mjekësore dhe familjarët e pacientëve.

30 pacientët, mes tyre 10 të intubuar, u zhvendosën me urgjencë në shërbimin e kardiologjisë deri në rikthimin e energjisë. Dështimi i QSUT me terrin energjitik në spitalin më të madh të vendit, për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.