Ballina Kronika Tentoi të dilte nga Porti i Sarandës me 45 000 euro të...

Tentoi të dilte nga Porti i Sarandës me 45 000 euro të padeklaruara, e pëson greku

25
0

Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në kufi, ndërsa e ka pësuar një shtetas grek. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në portin e Sarandës u zbuluan 45 mijë euro të padeklaruara, ndërsa u procedua shtetasi i huaj.

“Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 45 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek. Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar. Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.”, sqaron policia.