Ballina Ekonomia Zgjidhet kriza e faturave/ Tatimet: Platforma e fiskalizimit tani funksionon normalisht

Zgjidhet kriza e faturave/ Tatimet: Platforma e fiskalizimit tani funksionon normalisht

30
0

Administrata Tatimore reagoi zyrtarisht për kolapsin e sistemit të fiskalizimit, i cili ka paralizuar bizneset në aktivitetin e tyre të përditshëm. Përmes një njoftimi zyrtar, Tatimet deklarojnë se problematika e konstatuara ditët e fundit është zgjidhur dhe prej pasdites së kësaj të enjte platorma e lëshimit të faturave të fiskalizuara funksionon normalisht.

Megjithatë Tatimet kanë rikujtuar procedurat që duhet të ndjekin bizneset, në rast vështirësisht të sistemit.

Njoftimi i plotë i Tatimeve:

Administrata Tatimore informon se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur, dhe se platforma prej pasdites së sotme, 28 janar, është në shërbim të plotë dhe funksionon normalisht.

Megjithatë, për qëllime sqaruese dhe orientuese, si dhe duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura ditët e fundit, Administrata Tatimore rikujton procedurat që tatimpaguesit duhet të ndjekin në rastet kur, për arsye objektive, hasen vështirësi në fiskalizimin e faturave, me synim garantimin e vijimësisë së aktivitetit dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

Për këtë qëllim, të gjithë tatimpaguesit duhet të kenë në konsideratë sa vijon:

1. Tatimpaguesit, që përdorin softëare për lëshimin e faturave
Rreth 139.000 tatimpaguesit, që përdorin softëare për lëshimin e faturave, duhet të vijojnë normalisht me lëshimin e faturave përmes tij edhe në rastet kur konstatojnë se faturat nuk janë pajisur me kodin unik (NIVF). Në momentin që platforma rikthehet në shërbim të plotë, këta tatimpagues do të vijojnë me fiskalizimin e faturave të pafiskalizuara, duke u siguruar që për çdo faturë të lëshuar të gjenerohet kodi unik përkatës (NIVF).

2. Tatimpaguesit, që nuk disponojnë softëare fiskalizimi
Rreth 3000 tatimpaguesit, që nuk janë të pajisur me softëare, por përdorin Platformën Qendrore të Faturave për lëshimin e tyre mund të pajisen me softëare që i përshtatet aktivitetit të tyre ose t’i drejtohen me kërkesë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse për t’u pajisur me bllokun e veçantë të faturave, në përputhje me parashikimet e nenin 30 të ligjit nr. 87/2019. Blloku i veçantë i faturave përdoret edhe në rast të një defekti apo ndërprerje të plotë të punës së zgjidhjes softëare-ike. Faturat e lëshuara me bllokun e veçantë duhet të raportohen pranë Administratës Tatimore, brenda afateve ligjore të përcaktuara.

3. Fiskalizimi i faturave në lidhje me zhdoganimin e mallrave
Në rastet e zhdoganimeve, afati ligjor për kryerjen e fiskalizimit është 7 ditë nga data e daljes së mallit në qarkullim të lirë. Në rast se ky afat tejkalohet si rrjedhojë e vështirësive që mund të krijohen gjatë aksesimit të Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara, Drejtoritë Rajonale Tatimore do të marrin në konsideratë situatat specifike, që kanë çuar në tejkalimin e afatit, rast pas rasti.

Administrata Tatimore fton tatimpaguesit të ndjekin me vëmendje udhëzimet e mësipërme, me qëllim respektimin e detyrimeve ligjore në fuqi.