Ballina Kronika Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”, i lidhur me trafikun...

Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”, i lidhur me trafikun e kokainës

45
0

Arrestohet në Turqi Bledar Doci, vëllai i të shumëkërkuarit Elvis Doci, i njohur me nofkën Visi i Pojës, një nga krerët e klanit kriminal Troplini. Burimet bëjnë me dije Doci është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane për shkak se akuzohet për trafik kokaine. Ndërkohë vëllai i tij Visi i Pojës është në kërkim nga SPAK. Klani kriminal Troplini akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine. Vetëm gjatë një kontrolli në bazat e grupit kriminal u gjetën të groposura plot 3 mln euro.