Avokati Genci Gjokutaj, në një intervistë televizive, ka hedhur akuza të forta ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke e cilësuar të paligjshme dhe të manipuluar mënyrën se si po trajtohet çështja e gjyqtares Irena Gjoka.
Sipas tij, pretendimet se KLGJ-ja ka shpallur moskompetencë pa ia referuar çështjen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë juridikisht të pamundura dhe tregojnë një procedurë të ndërtuar me ngut, në mënyrë të fshehtë dhe nën ndikim politik.
Genci Gjokutaj: Këtë dijeni kisha dhe unë deri tani, por nëpër portale po qarkullon një lajm që KLGJ-ja nuk ia ka dërguar ILD-së çështjen. Pra, ka shpallur atë moskompetencën si të themi. Teorikisht edhe praktikisht mua më duket e pamundur sepse një organ administrativ, qoftë edhe gjykata, në rastet e shpalljes së moskompetencës, ka detyrimin ligjor që të referojë tek organi kompetent dhe dërgimin e akteve për shqyrtim atje.
Unë do t’ju shpjegoj një diçka. Kjo procedurë, kjo procedurë ka filluar, ju e dini, nga ana jonë, që KLGJ-ja pastaj e ka përcjellë prokurorisë së Përgjithshme, pasi ne kemi tre korrespondenca, në muajin maj, korrik edhe tetor të 2025-ës, ku na ka kthyer përgjigje KLGJ-ja dhe thotë, që po presim përgjigjen e prokurorisë së Përgjithshme, sepse ai ish organi i ngarkuar me ligj dhe kompetent për të, për vendimet e marra jashtë Shqipërisë. Për vendimet e huaja më saktë, gjykatave të huaja.
Dhe sigurisht që në këtë korrespondencë, KLGJ-ja e gjen veten kompetente, por me kushtin që të vijë, të vijnë rezultatet e hetimit të thelluar të Prokurorisë së Përgjithshme, siç e thashë, e ngarkuar për vendimet e gjykatave të huaja. Po kështu dhe komisioni i karrierës sot prej katër anëtarësh e ka gjetur kompetent KLGJ-në edhe ka bërë propozimin e vet për mbarimin e mandatit. Pastaj është bërë një propozim nga një nga anëtarët, i çuditshëm, edhe aty është bërë kthesa e madhe. Ju e kuptoni që ky element nuk ka asgjë, edhe kur në pamje po të jetë i çuditshëm, është projektuar për të qenë ashtu, edhe po vetë mënyra sot e nxjerrjes së këtij, pika shtatë e rendit të ditës e shtuar sot me urgjencë në mëngjes, për gjyqtaren Irena Gjoka, tregon për një procedurë jo ligjore, jo një shqyrtim normal, por për një ngutje dhe për një procedurë të bërë fshehurazi. Vetë, davaritja e së vërtetës nga dërgimi në ILD, jo po nuk është dërguar në ILD, po as vetë nuk e shqyrtojnë dot, dhe mënyra se si është jashtë mediave, mënyra se si është vepruar sot, tregon që këtu ka një urdhër politik. Ne e dinim se kishim të bënim me gjyqtaren Irena Gjoka, por paskemi të bëjmë me një sistem të tërë, ne e dinim këtë. Kemi të bëjmë me një KLGJ e cila ka gënjyer, ka gënjyer kuvendin, kur në vitin 2023, ku ne i kemi kërkuar në 1 dhjetor të 2023-it përgjigje për shkakun, për faktin e shkarkimit të gjyqtares Irena Gjoka nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë asokohe, ne nuk e dinim vendimin grek. Historinë greke të Irenës. Ata na kthejnë përgjigje dhe thonë, po thonë me vendimin kaq të KLD-së, ku kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte Presidenti i Republikës zoti Berisha, dhe thotë që po, është bërë shkarkimi i kësaj gjyqtareje.







