Ballina Politika Fermeri: Jemi shtresa më e pambrojtur e shoqërisë. Rama: Ulu, ulu, ulu,...

Fermeri: Jemi shtresa më e pambrojtur e shoqërisë. Rama: Ulu, ulu, ulu, uaaa, ka radhë dhe edukatë”, Rama i mbyll gojën fermerit në takim

25
0

Një qytetar ka ndërhyrë gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama në Divjakë, duke ngritur shqetësime për situatën e fermerëve, të cilët i cilësoi si shtresa më e pambrojtur e shoqërisë.

Ndërhyrja e tij solli reagimin e kryeministrit, i cili kërkoi që qytetari të ulej dhe të respektonte radhën e fjalës, duke theksuar se takimi kishte rregulla dhe se nuk mund të flisnin disa persona njëkohësisht.

Rama: Nga e kupton këtë ti?
Fermeri: Një minutë, jam fermer! Disponoj deri në 20 Ha tokë. Jemi shtresa më e pambrojtur! Nuk po bëj politikë, por kam familje.
Rama: Unë politikë bëj, se mohoj. Të lutem, te lutem!
Fermeri: Kam respekt, por ne e marrim mallin….
Rama: Mua njeri nuk më imponohet me forcë. Ti nuk do e marrësh fjalën se do ti. Ulu, ulu, ulu! Uaa. Sepse ka radhë dhe edukatë. Nuk merret fjala me zor
Fermeri: Do mbaj familjen, nuk mbahet me fjalë. Jemi në hall
Rama: Ka 500 veta këtu. Sikur të çoheshin të gjithë në të njëjtën kohë, do të bëhej këtu…Unë s’të dëgjoj dot se do iki. Por ajo që the është e pamundur. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve se do ti. Edhe një herë tjetër, edhe përpara se të marrësh përsipër që të akuzosh se ky kështu apo ashtu…