Ballina Kulturë Filmi nga Kosova bën histori në Sundance, fiton Çmimin e Madh të...

Filmi nga Kosova bën histori në Sundance, fiton Çmimin e Madh të Jurisë

19
0

Filmi “Shame and Money” ka fituar çmimin e Madh të Jurisë në Sundance Film Festival.

Nën regjinë e Visar Morinës, ky film edhe një herë ka vënë artistët shqiptarë në hartë, duke u shpërblyer në njërin prej festivaleve më të çmuara në botë.

Filmi, me skenarin e vetë Morinës dhe Doruntina Bashës, flet për një familje nga fshati që ballafaqohet me një tog sfidash personale e kolektive me t’u shpërngulur në kryeqytetet për një jetë më të mirë.

Rrëfimi përcjell ata në kërkim të stabilitetit, teksa përballen me punë të pasigurt dhe varfëri poshtëruese.

Filmi i Morinës ofron një portret të qetë por therës të humbjes së dinjitetit dhe pasigurisë që prodhon gjendja ekonomike.

Përndryshe, këtë çmim në Sundance, pesë vjet më parë e kishte fituar regjisorja, Blerta Basholli, me filmin “Zgjoi”.

Ky festival konsiderohet më i rëndësishmi i kinemasë së pavarur.