Ballina Aktualitet Gjermania vjen në ndihmë të 400 familjeve të prekura nga përmbytjet, Ambasada:...

Gjermania vjen në ndihmë të 400 familjeve të prekura nga përmbytjet, Ambasada: Do jenë në dispozicion 250 mijë paund

12
0

Gjermania do të mbështesë rreth 1800 persona (400 familje) të prekur nga përmbytjet në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada Gjermane në Tiranë, e cila ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se përmes Fondit Start ka vënë në dispozicion 250 mijë paund për një organizatë joqeveritare Britanike.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë:

Ndihmë e Shpejtë Pas Përmbytjeve në Shqipëri

Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në Ëorld Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrsin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën). Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Për më tepër, përmes mbështetjes sonë të gjerë për zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm (përmes projektit ALBAdapt të GIZ), ne kontribuojmë që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese.