Ballina Aktualitet Meta mbetet në paraburgim, Apeli rrëzon kërkesën për zëvendësimin e arrestit me...

Meta mbetet në paraburgim, Apeli rrëzon kërkesën për zëvendësimin e arrestit me burg

26
0

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mos pranojë ankimin e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Ai do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, ndërsa përballet me GJKKO-në në seancë paraprake me akuzat penale që janë ngritur ndaj tij, si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Meta mbahet në qelitë e paraburgimit 313 prej tetorit të 2024.