Ballina Politika Rama me fermerët, IPARD III rihapet në shtator, më shumë mbështetje për...

Rama me fermerët, IPARD III rihapet në shtator, më shumë mbështetje për bujqësinë

20
0

Kryeministri Edi Rama sot, 30 janar, në takim me fermerët për Skemën Kombëtare 2026, për të plotësuar panoramën e kërkesave dhe nevojave të evidentuara deri më tani nga qarqet e tjera, si dhe për ta ndërtuar skemën mbi një pasqyrë sa më të plotë të realitetit në terren.

Bashkë me të Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Rama theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare dhe bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë. Ai njoftoi se për këtë sektor janë vënë në dispozicion 250 milionë euro, fond që mund të shkojë deri në 1 miliard euro në rastin më të mirë, duke u dhënë fermerëve mundësinë për të zhvilluar projekte të qëndrueshme dhe të suksesshme.

“Paratë janë, por ajo që është problem është mungesa e informacionit dhe mungesa e përgatitjes për t’i thithur paratë”, tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e aftësisë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian dhe nga kreditë me garanci shtetërore. Sipas tij, fermerët duhet të jenë të aftë që t’i thithin këto fonde, duke përgatitur projekte të qarta dhe të strukturuara mire. “Duhet një dosje me një projekt dhe të tregojë se projekti vlen dhe ky projekt duhet financua,”, theksoi kryeministri.

Rama nënvizoi se nuk mjafton të punosh vetëm, por duhet të ketë bashkëpunim dhe organizim. “Duhet të krijoni kompani të përbashkëta për të marrë financimet, që janë aty dhe që presin”, tha ai. Sipas kryeministrit, bashkitë duhet të jenë aktivë në mbështetjen e fermerëve dhe në koordinimin e projekteve konkrete, për të garantuar që fondet të përdoren në mënyrë efektive. “Bashkitë të jenë aktivë në bashkëpunimin me fermerët, që të bëhen konkrete këto projekte”, shtoi Rama.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e tregut të përbashkët dhe përpunimit të prodhimeve. “Nuk funksionon qëndrimi vetëm. Duhet të ketë koordinim me tjerët, që kur të shesim të jemi bashkë dhe atë volumin e madh të mund ta grumbullojmë, ta përpunojmë. Një pjesë të tyre ta përpunojmë këtu dhe jo vetëm ta çojmë në Europë”.

Rama vuri theksin edhe tek mundësitë e kreditimit. “Të gjithë mund të marrin kredi, që janë me garanci nga shteti dhe normat e interesit janë shumë të ulëta. Duhet një dosje, për t’i thënë bankës: ‘Ja pse duhet të më mbështesni dhe pse kjo që po bëj më sjell fitim’.”

Kryeministri gjithashtu theksoi se shteti ka detyrë të qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve, ashtu siç mbështet edhe sektorë të tjerë, duke e cilësuar bujqësinë si një sektor të brishtë, që ka nevojë për vëmendje dhe investime. “Unë besoj se shteti ka detyrë t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve, për të njëjtat arsye që shteti iu qëndron pranë edhe shteteve të tjera”, tha Rama.

Në territorin e Bashkisë Divjakë, sipas kryeministrit, tashmë ka ndërmarrje bujqësore të suksesshme, por ai theksoi se vetëm përpjekjet individuale nuk mjaftojnë. Sipas tij, duhet koordinim dhe bashkëpunim për të përfituar maksimalisht nga mundësitë që ofrohen. “Komponentët e tjerë financiarë, përpos buxhetit janë pak më të vështirë, por duhet të jenë gjithmonë e më shumë të pranishëm dhe duhet që të gjithë të aftësohen për t’i shfrytëzuar”, shtoi ai.

Ky apel i Ramës për krijimin e kompanive të përbashkëta dhe për përfshirjen aktive të bashkive synon të rrisë kapacitetin e fermerëve për të përpunuar, grumbulluar dhe shitur prodhimet bujqësore në mënyrë më efikase dhe konkurruese, duke sjellë një rritje të qëndrueshme të këtij sektori.

Në fjalën e tij drejtuar fermerëve në Divjakë, kryeministri  u tregua kritik kur vjen puna te prodhimi i produkteve në vendin tonë.

“Të nxjerrim nënprodukte këtu, të krijojmë vlerë të shtuar këtu, për tregun vendas dhe atë të huaj. Siç ndodh me vajin e ullirit dhe financimet janë. Nuk kemi shkuar në pikën që të themi se po mbiprodhohet salcë domatesh dhe s’kemi më mundësi të financojmë fabrikat që përpunojnë prodhimet tona bujqësore. Kjo është e papranueshme! Ata që kanë ambicie, duhet të agropërpunojnë, jo thjesht të punojnë atje, jo ra breshëri, erdhi uji, s’erdhi uji. Historia e planetit ka ndryshuar. Po shikoja dje se çfarë ka bërë uji në jugun e Italisë, ishte e tmerrshme!”, tha ai.

Sipas tij, nëse nuk arrihet kjo gjë, nuk ka sukses edhe te negociatat me Bashkimin Europian, sa i takon sigurisë ushqimore.

Zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot se “qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve”.

Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Balluku tha se “mjafton t’i referohemi shifrave nga viti në vit për të kuptuar se si ka ndryshuar kjo mbështetje dhe se si skemat e mbështetjes sot arrijnë të asimilohen shumë më mirë nga fermerët”.

“Në vitin 2025 mbi 600 milionë lekë janë vënë në dispozicion të skemave, të cilat janë ezauruar në 95% të tyre, gjë që tregon që tashmë edhe skemat janë më të kuptueshme edhe aplikuesit dinë ta kryejnë procesin më mirë”, theksoi Balluku.

Ministrja Balluku tha se “buxheti 2026 është më i madhi historik i vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare për bujqësinë, blegtorinë edhe peshkimin”.

Ministri Andis Salla qeveria është e angazhuar maksimalisht për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve.

“Të mirëkuptohemi të mbështesim njëri-tjetrin në punën tonë. Qeveria është e angazhuar maksimalisht për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve.

Në vitin 2025, mbi 600 mln lekë ishin në dispozicion të skemave, prej të cilave janë rezauruar në 95%, që tregon se aplikuesit e kanë më të qartë procedurën, që tregon se buxheti i vitit të shkuar, është më i madhi historik i vendosur në dispozicion për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin”, deklaroi Ministrja për Infrastrukturën e Energjinë.

“Kemi marrë një Shqipëri me 120 mln euro eksportet, ndërsa sot i ka mbi 500 milion euro. Morëm një bujqësi me 700 hektarë sipërfaqe të serash, sot janë trefishuar.

Në këtë mandat, qeveria është e angazhuar të ndërtojë një model me katër komponentë. Skema e granteve ku kemi parashikuar minimnalisht 20 milion euro, skema e subvencioneve direkte 30 mln euro të buxhetuar, kemi parashikuar dhe kemi të hapur garancinë sovrane që u mundëosn fermerëve kredi të buta, janë 30 milion euro për 2026-ën.

Më e rëndësishmja, kompensimi i TVSH-së për të gjithë fermerër, për çdo produkt që keni shitur nga data 1 janar, mblidhni faturat.  Më 30 qershor çoni faturat te Tatimet dhe do kompensoheni me 10% të vlerës së faturave. Në shtator do hapet dhe IPARD 3, që janë dhe 180 milion të tjera për sektorin e byjqësisë”, deklaroi Ministri Salla.