Ballina Europë Sanchez i përgjigjet Elon Musk: Marsi mund të presë, njerëzimi nuk mundet

Sanchez i përgjigjet Elon Musk: Marsi mund të presë, njerëzimi nuk mundet

19
0

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka reaguar përmes “X” lidhur më një postimi të Elon Musk. Sanchez ka shkruar shkurtimisht duke thënë se Marsi mund të presë po njerëzimi nuk mundet. Ky reagim erdhi pas Musk shprehu habi për vendimin e Spanjës për t’u dhënë dokumente ligjore qindra mijëra emigrantëve të parregullt që jetojnë në Spanjë.

“Uau”, shkroi Musk në X në përgjigje të komenteve nga një përdorues i cili vlerësoi se vendimi i qeverisë spanjolle, i cili mund të çojë në legalizimin e rreth 500,000 emigrantëve ishte një mashtrim zgjedhor.

“Marsi mund të presë, njerëzimi nuk mundet”, iu përgjigj Sanchez postimit të Musk.

Të martën, qeveria spanjolle njoftoi një plan për t’u siguruar dokumente ligjore emigrantëve të parregullt që kanë jetuar në vend për të paktën pesë muaj dhe kanë mbërritur atje para 31 dhjetorit 2025, të cilët më pas do të jenë në gjendje të punojnë në çdo sektor, kudo në vend. Qëllimi është të mbështetet rritja ekonomike e Spanjës, e cila arriti në 2.8% në vitin 2025.