Ballina Politika SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Gazetari publikon foton e Ermal...

SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Gazetari publikon foton e Ermal Beqirit me Macron: Kush ja mundësoi takimin me presidentin e Francës?!

29
0

Basir Çollaku, gazetar dhe ish-kandidat i PD për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka nxjerr një fotografi të pa publikuar më parë, ku shfaqen Presidenti francez Emmanuel Macron dhe biznesmeni në kërkim ndërkombëtar, Ermal Beqiri.

Ai pyet publikisht se kush është “autoriteti i plotfuqishëm” që ka mundësuar këtë takim të Macron dhe Beqirit, besohet gjatë vizitës së fundit që presidenti francez ka zhvilluar në Tiranë, në Maj 2025.

“Foto pa algoritma Këtu pozojnë kokë më kokë presidenti francez Emanuel Macron dhe superfamozi kibernetik Ermal Beqiri, tashmë në kërkim me kartelë të kuqe nga SPAK për dosjen AKSHI. Kush është autoriteti i plotfuqishëm dhe shtatlartë e dorëgjatë që ka mundësuar këtë afrimitet të përjetësuar në celuloid?

Apo Macron e Beqiri kanë qenë shokë ushtrie në repartin e Buretos? Mos gabimisht mendoni se Rama i ka bërë bashkë!!! Joo..!! Ku e njeh Rama mister AKSHI-n…”, shkruan Basir Çollaku, gazetar dhe ish-kandidat për deputet i PD në Dibër.

Kujtojmë se, Ermal Beqiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për goditjen e një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Në një nga episodet kriminale që ka mundur të zbardhë SPAK, del se biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi urdhërojnë pengmarrjen e biznesmenit tjetër Gerond Meçe, duke e detyruar që të tërhiqej nga tenderat dhe procedurat kryesore të prokurimit gjatë të paktën tre viteve të fundit, i fitonim vetëm ata.