Për të komentuar shortet e “play off”-it të Champions League, për “Gazzetta dello Sport” foli trajneri me përvojë, sot opinionist, Fabio Capello.
Duke nisur nga Interi, që do të përballet me Bodo/Glimt, ai u shpreh:
“Fitoret kundër Atletico Madridit dhe Manchester City tregojnë se norvegjezët rriten kur përballen me një skuadër më të fortë. Të luash në fushë sintetike nuk është e lehtë dhe këtij aspekti i jap shumë rëndësi. I ftohti nuk është justifikim, por kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar”.
Juventusi, nga ana tjetër, gjen Galatasaray, që i sjell kujtime të këqija: “Atje ka një klimë përvëluese dhe Galatasaray transformohet kur luan në shtëpi.
Ndeshja e parë duhet marrë me shumë kujdes, duhet luajtur me llogari të vërteta”.
Në fund, Atalanta ndaj Borussia Dortmund: “Është një përballje jo e thjeshtë.
Pas humbjes me Interin, gjermanet do të kërkojnë revansh.
Për mua, ‘muri i verdhë’ nuk është aq i fuqishëm sa ai i Galatasaray. Pesronalisht mendoj se më e komplikuar është transferta në Stamboll, ndërsa në përgjithësi Atalanta ka kundërshtarin më të vështirë”.







