Ballina Bota Shpërthime të njëpasnjëshme në Iran, të paktën 4 të vdekur! Shënjestër edhe...

Shpërthime të njëpasnjëshme në Iran, të paktën 4 të vdekur! Shënjestër edhe komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare

38
0

Irani ishte në gatishmëri të lartë sot (e shtunë, 31 janar), pasi një shpërthim i fuqishëm tronditi një ndërtesë në portin e Bandar Abbas, në Gjirin Persik.

Informacionet flisnin për një sulm ndaj një drejtuesi të lartë të Gardës Revolucionare. Por autoritetet iraniane e mohuan kategorikisht raportin se komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare ishte në shënjestër.

Po sot, një shpërthim i dytë në Iranin jugor, në qytetin e Ahvazit, vrau katër anëtarë të së njëjtës familje.

Sipas raporteve fillestare, shpërthimi në Bandar Abbas shkaktoi dëme të mëdha në dy kate të një ndërtese tetëkatëshe, si dhe në makina të parkuara dhe dyqane ngjitur. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendngjarje, ndërsa autoritetet rrethuan zonën për arsye sigurie dhe për të hetuar shkaqet.

Agjencia e lajmeve ‘Tasnim’ raportoi se “informacioni që qarkullon në mediat sociale se komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare ishte në shënjestër është plotësisht i rremë”, duke hedhur poshtë skenarët e një sulmi ndaj një zyrtari të lartë ushtarak.

Disa orë më vonë, Iran International raportoi, duke cituar ISNA-n, se një shpërthim i dytë ndodhi në Iranin jugor, këtë herë në një ndërtesë banimi katërkatëshe në qytetin e Ahvazit. Katër persona u vranë në incident.

Kreu i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Sigurisë së Ahvazit, Babak Rabei, i tha ISNA-s se shpërthimi ndodhi në lagjen Kianshahr dhe rezultoi në vdekjen e një babai, një nëne dhe dy fëmijëve të tyre. Ai tha se dy persona, një fëmijë tre vjeç dhe një grua, u nxorën të gjallë nga rrënojat dhe u dërguan në spital.

Autoritetet iraniane po vazhdojnë hetimet e tyre për shkaqet e të dy shpërthimeve, pa u njoftuar ende nëse ka ndonjë lidhje midis dy incidenteve.