Ballina Politika Berisha reagon për bllokimin e aksit Librazhd-Prrenjas: Arsyeja janë vjedhjet kolosale Rama-Balluku

Berisha reagon për bllokimin e aksit Librazhd-Prrenjas: Arsyeja janë vjedhjet kolosale Rama-Balluku

28
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bllokimin e aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, pas rrëshqitjes së masivit shkëmbor në zonën e Dragostunjës.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me një video nga rruga e bllokuar, Berisha e ka cilësuar situatën si pasojë të korrupsionit qeveritar.

“Arsyeja? Vjedhjet kolosale të Rama-Balluku!”, shkruan ai, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku për keqmenaxhim dhe abuzime në ndërtimin e infrastrukturës rrugore.