Ballina Kronika Detaje nga ngjarja në Lezhë! Breshëri plumbash drejt biznesmenit lezhjan, xhamat e...

Detaje nga ngjarja në Lezhë! Breshëri plumbash drejt biznesmenit lezhjan, xhamat e biznesit të bërë copash

3
0

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës ku mbeti i plagosur një person.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda një biznesi berberhane, ku është qëlluar me breshëri plumbash pronari i saj, shtetasi Sokol Daci, rreth 30 vjeç. Si pasojë e sulmit, ai ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, vihet re se fasada e berberhanes është bërë “shoshë” nga plumbat.

Deri më tani, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Lezhës lidhur me autorët apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.