Ballina Kronika DURRES/ Administronin qendër trajnimi qensh, shpallet në kërkim cifti për mashtrim

DURRES/ Administronin qendër trajnimi qensh, shpallet në kërkim cifti për mashtrim

98
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit G. S., 40 vjeç, dhe R. S., 35 vjeçe, bashkëshortë, banues në Durrës, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.
Ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit R. I. dhe M. D., se janë mashtruar, duke dërguar qentë e tyre për trajnim dhe nuk i kanë marrë më. Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka dalë jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.