Ballina Politika Për Berishën apo kundër Berishës, do flasë Tabaku kësaj here në SHBA?

Për Berishën apo kundër Berishës, do flasë Tabaku kësaj here në SHBA?

0
29

Jorida Tabaku deklaroi në A2 se do të shkojnë në SHBA. Normale që do të shkojnë — në mëngjesin e lutjeve, kundrejt pagesës, mund të shkojë kushdo. Kësaj here, sipas konfirmimeve nga vetë organizatorët, janë me dhjetëra shqiptarë që do të marrin pjesë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora.

Tabaku tha gjithashtu se do të kenë, edhe një takim në DASH. Me 11 milionë euro për kompani lobuese, sigurisht që mund të takosh një nëpunës të DASH-it.

Por këtu ka dy probleme serioze.

E para: A e pranon realisht SHBA-ja dhe DASH-i Sali Berishën? Çfarë vlere ka të shkosh në DASH të flasësh për korrupsionin e Edi Ramës, kur ke kryetarin non grata dhe të pandehur për korrupsion?

E dyta: Vetë Jorida Tabaku. Çdo takim zyrtar shoqërohet me dosje paraprake — kjo është procedurë burokratike normale. Por dosja e Tabakut është e mbushur me akuza kundër Sali Berishës. Madje, edhe në vetë DASH, Tabaku ka dëshmuar kundër tij.

Atëherë, sa e besueshme është një politikane që për tre vjet kalon nga një ekstrem në tjetrin? Cilës Tabaku duhet t’i besohet sot?

Në fakt, siç është bërë tashmë rrugë, nuk duket se dikujt i dhemb realisht për PD-në, por më shumë për aksione politike dhe propagandë personale. Por në rastin e Berishës dhe Tabakut, për arsye të ndryshme, të dy gjenden në të njëjtën listë: Atë të të pabesueshmëve në SHBA.

SHBA ka memorie dhe dokumente — ndryshe nga PD-ja e Berishës që pështyn, lëpin dhe ecën “përpara”, sikur s’ka ndodhur asgjë./Alfapress.al