Ballina Bota Melinda Gates: Bill duhet të intervistohet për dosjet Epstein

Melinda Gates: Bill duhet të intervistohet për dosjet Epstein

20
0

Ish-bashkëshortja e Bill Gates, Melinda, ka deklaruar se Bill-i duhet të japë përgjigje, lidhur me përfshirjen e emrit të tij në të ashtuquajturat “dosjet Epstein”.

Sipas raportimit të TMZ, ajo ka theksuar se transparenca është e domosdoshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që kanë tërhequr vëmendje të madhe publike.

Çështja e dosjeve Epstein ka rikthyer në qendër të debatit lidhjet e disa personaliteteve të fuqishme me financierin e ndjerë, Jeffrey-n, i akuzuar për trafikim dhe abuzim seksual.

Emra të ndryshëm janë përmendur në dokumentet famëkeqe, duke nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për sqarime.

Deri më tani, Bill Gates nuk ka dhënë një koment të ri publik, lidhur me këtë gjë.