Ballina Ekonomia Fiskalizimi në kolaps/ KPP bllokon sërish tenderin 7.7 mln euro për mirëmbajtjen...

Fiskalizimi në kolaps/ KPP bllokon sërish tenderin 7.7 mln euro për mirëmbajtjen e platformës

24
0

Ndërsa bizneset po përballen me bllokim total për shkak të kolapsit të sistemit të fiskalizimit, Komisioni i Prokurimit Publik bllokoi sërish tenderin e AKSHI-t për mirëmbajtjen e këtij sistemi.

Vendimi i marrë një ditë më parë, në datën 3 shkurt, është arsyetuar me faktin se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk ka publikuar të plotë dosjen e tenderin në sistemin elektronik të Prokurimeve Publik si dhe nuk ka dhënë sqarimet përkatëse për disa terma teknikë që janë pjesë e kritereve të domosdoshme të tenderit.

Vendimi i KPP per bllokimin e tenderit

Kjo është hera e disatë që tenderi 7.7 milionë euro për mirëmbajtjen e Modulit te Menaxhimit te Kontrollit te Faturimit per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve dështon ose bllokohet. I hapur fillimisht në maj të vitit të kaluar, ky tender ka kaluar një kalvar të gjatë ankimimesh në Komisionin e Prokurimit Publik.

Si rezultuar edhe pse është hapur 8 muaj më parë, tenderi vazhdon të mbetet i bllokuar duke shënuar një rekord historik për zgjatjen e një procedure prokurimi në Shqipëri.

Fillimisht ky tender u ankimua nga një kompani e quajtur CSP, ndërsa muajt e fundit po ankimohet në seri nga kompania Data Log, e biznesmenit Sokol Sinani.

Por ndërsa klanet përplasen për llokmat e majme të AKSHI-t, bizneset shqiptare po paguajnë koston e madhe të korrupsionit, pasi nuk mund të dorëzojnë dot bilancet dhe librat e shitjes për shkak të problemeve të sistemit të fiskalizimit./kapital