Ballina Politika Jorida Tabaku në SHBA takim me kongresmenë amerikanë

Jorida Tabaku në SHBA takim me kongresmenë amerikanë

38
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një seri takimesh me anëtarë të Kongresit Amerikan.

Ata u takuan me kongresmenët Keith Self, Jeff Sessions, John Moolenaar dhe Robert Aderholt, me të cilët u diskutuan çështje kyçe që lidhen me demokracinë, ekonominë dhe sigurinë në Shqipëri dhe rajon.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se në qendër të bisedave kanë qenë tre shqetësime kryesore.

Deputetja e PD-së ka rikujtuar se këto çështje janë reflektuar edhe në nismat e saj parlamentare, përfshirë propozimin për analizën e investimeve të huaja, i cili është refuzuar nga qeveria. Sipas Tabakut, “kjo nismë nuk është politike, por një nevojë imediate për të frenuar investime që mund të dëmtojnë interesin publik, konkurrencën e ndershme dhe sigurinë e vendit”.

Vizita në SHBA dhe takimet me kongresmenë amerikanë, sipas saj, synojnë forcimin e bashkëpunimit me partnerin strategjik dhe ndërkombëtarizimin e shqetësimeve reale mbi demokracinë, ekonominë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.