Ballina Aktualitet ‘Motrat Balluku kontrollonin tenderat dhe drejtësinë’, ish-prokurori: Më hoqën nga sistemi për...

‘Motrat Balluku kontrollonin tenderat dhe drejtësinë’, ish-prokurori: Më hoqën nga sistemi për hakmarrje

38
0

Ish-prokurori Gentjan Tërnova, ka denoncuar motrat Balluku, të cilat sipas tij kontrollojnë tenderat dhe sistemin e drejtësisë.

 Tërnova tha se edhe largimi i tij ka ardhur si një hakmarrje politike për dosjen e Dibrës, ku në përgjime dolën edhe zyrtarë të qeverisë.

“Unë mendoj se procesi i vettingut ka qenë një proces i mirëfilltë politikë, që kur nisi dhe organet e vettingut kanë qenë të mbushur me komisionerë politike, një nga antarët e komisionit ka qenë motra e Belinda Ballukut, Pamela Qirko.

Njëra motër kontrollonte tenderat, motra tjetër kontrollonte gjyqtarët dhe prokurorët. Kanë pas një kombinim. Gjatë gjithë kësaj përiudhe nuk ka pasur asnjë lloj hetimi ndaj Ballukut apo ministrave të tjerë, sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë të shantazhuar.

Mua më donin jashtë sepse unë e lidh edhe me një çështje që ka të  bëj me përgjimet e Dibrës, ku një pjesë e qeverisë doli në përgjime dhe unë kam qenë prokurori që e kam nisur atë çështje. Kjo mendoj se ka qenë.

Kjo ka qenë çështje që dihet nga publiku, por ka edhe çështje të tjera që kanë qenë pjesë e hetimit zyrtar të qeverisë. Largimi im lidhet si hakmarrje politike ndaj meje. Ideja është që ka qenë e monitoruar nga të huajt, është një gënjeshtër për mendimin tim, ata të huajt vetëm sa kanë marrë paratë në atë proces dhe ka qenë i monitoruar plotësisht nga politika dhe disa njerëz të lidhur ngushtë me qeverinë”, tha ish-prokurori Gentjan Tërnova.