Ballina Lifestyle Pas ngjarjes së rëndë që tronditi publikun, blogerja e njohur kthehet në...

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi publikun, blogerja e njohur kthehet në rrjete sociale

38
0

Rina Maloku, partnerja e stilistit të ndjerë Festim Isufi, është rikthyer së fundmi në rrjete sociale, disa muaj pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik në Prishtinë.

Maloku ka publikuar një postim në Instagram, ku përmes një shprehjeje simbolike ka lënë të kuptohet se po përpiqet të qëndrojë e fortë pas dhimbjes së madhe që ka përjetuar.

“Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet”, shkruhet në imazhin e publikuar.
Rikthimi i saj në rrjetet sociale është shoqëruar edhe me një veprim tjetër domethënës: Rina Maloku ka fshirë të gjitha fotot krah partnerit të saj të ndjerë, Festim Isufit, nga profili i saj.

Kujtojmë se më 9 maj të vitit të kaluar, në zonën e njohur si “Rruga B” në Prishtinë, Rina Maloku mbeti e plagosur pas një konflikti me partnerin e saj. Sipas informacioneve zyrtare, Festim Isufi e goditi atë me thikë dhe më pas kreu vetëvrasje. Rrethanat e sakta të ngjarjes vijojnë ende të jenë nën hetim.

Menjëherë pas tragjedisë, Maloku reagoi publikisht përmes një postimi emocional, ku shprehte dhimbjen për humbjen e njeriut me të cilin ndante jetën:

“Prehu i qetë jeta ime! Humbja jote e papritur na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të dua dhe do të të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”
Ndërkohë, mbi ngjarjen ka reaguar edhe vëllai i stilistit të ndjerë, Lulzim Isufi, i cili në një intervistë për “Kosova Today” ka hedhur dyshime se në këtë rast mund të jetë përfshirë edhe një person i tretë.

Ai ka deklaruar se, sipas informacioneve që disponon personalisht, hetimet nuk janë të plota dhe se familja ende nuk ka marrë raportin e autopsisë.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar përfundimtar, ndërsa dinamika e plotë e ngjarjes mbetet e paqartë.