Ballina Aktualitet Kur kap budallalleku ministren e re/ Ministria e Brendshme “dorëzohen”, rikthehen...

Kur kap budallalleku ministren e re/ Ministria e Brendshme “dorëzohen”, rikthehen monopatinat

38
0

Aksioni për ndalimin e monopatinave elektrike në Tiranë nisi 4 muaj më parë, pasi ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dolën publikisht dhe njoftuan masat për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të tyre deri në hartimin e një rregulloreje, duke pretenduar se ishin shtuar rastet e aksidenteve.

Pas këtij njoftimi, nisi edhe operacioni nga Policia Rrugore, e cila bllokoi rreth 2 mijë monopatina që qarkullonin pa asnjë rregullore të miratuar. Por ndërsa pritej hartimi dhe miratimi i një rregulloreje të posaçme për lëvizjen e monopatinave në rrugët e qytetit, aksioni dështoi dhe u shua gradualisht.

Në mungesë të një rregulloreje konkrete dhe kontrolleve në terren, monopatinat janë rikthyer masivisht në rrugë. Sot, çdo qytetar mund të lëvizë sërish me monopatinë elektrike pa asnjë kufizim dhe pa u ndalur nga policia.

Duke mosvepruar me rregullore dhe duke mos ndaluar monopatinat, në heshtje Policia dhe Ministria e Brendshme kanë pranuar se aksioni dështoi dhe tashmë çdo qytetarë mund të përdorë monopatinën sipas nevojës.

Ndërkohë, prej disa kohësh ka nisur edhe kthimi i monopatinave të bllokuara më herët, por ky proces po shoqërohet me problematika. Në disa raste, qytetarët deklarojnë se nuk po i gjejnë më monopatinat e sekuestruara nga policia, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e administrimit dhe ruajtjes së tyre