Bërja e një pune pranë kafshëve shtëpiake mund të jetë sfiduese, sidomos nëse ke jo vetëm një, por pesë qentë përreth. Kjo u dëshmua në një video simpatike ku një grua përpiqej të ndërtonte një njeri bore në oborrin e shtëpisë së saj, duke bërë njerëzit e internetit të qeshin dhe t’i uronin për kujdesin ndaj pesë qenve të saj. Videoja ka marrë mbi 7000 pëlqime në Instagram.
Pronare e një “pakete të çmendur” prej pesë Jack Russell – të quajtur Rysia, Fatty, Moo, Oreo dhe Fifi – ajo u përpoq të ndërtonte njeriun e borës në oborr.
Por qentë nuk e lanë të qetë. Së pari, ajo hodhi një grumbull bore që qentë ta kapnin, por sapo nisi të formonte bazën e njeriut të borës, ata u mblodhën rreth saj dhe filluan ta shqyenin borën në baza, duke i penguar përparimin.
E zhgënjyer, ajo u dorëzua dhe u largua. Në përshkrimin e postimit ajo shkroi edhe “nuk arrita të bëj njeri bore”.
Shumë nga ndjekësit komentuan humoristikisht që qentë ishin “ndihmës shumë të mirë”, madje disa thanë se ata ishin shumë të entuziazmuar për detyrën.
Megjithatë, duket se ajo nuk u dorëzua komplet. Nga profili i saj në Instagram shihet se ajo u mundua edhe një herë, duke i shpëtuar qentë duke u hedhur një degë të madhe për t’i shpërqendruar, por edhe kjo tentativë dështoi.
Më në fund, e treta qe fatlume — ajo arriti të përfundojë njeriun e borës vetëm pasi i la qentë brenda shtëpisë. Por historia mori edhe një fund të qeshur: më vonë ajo pa se një nga qentë e saj kishte urinuar mbi njeriun e borës që sapo kishte ndërtuar.







