Ballina Politika Si po na hedh Rama hi syve me Tik-Tok, zyrtari i tij...

Si po na hedh Rama hi syve me Tik-Tok, zyrtari i tij rrëfehet në Kushtetuese: Nuk kemi marrëveshje me TIK TOK, vetëm zotim

36
0

Qeveria rihapi dje rrjetin social Tik-Tok, të cilin e mbylli para një viti, me zotimet e Edi Ramës se platforma do të hapej vetëm pasi të ishin vënë filtra sigurie.
Por i gjithë procesi rezulton një gënjeshtër e madhe, pasi edhe pas një viti, asgjë nuk ka ndryshuar dhe filtrat janë ende një premtim.

Sot në gjyqin që u zhvillua me kërkesë të AGSH dhe BIRN, qeveria i tha Gjykatës Kushtetuese se nuk kishte asnjë marrëveshje me shkrim me kompaninë kineze, por vetëm një dialog dhe premtim për të vendosur filtra.

Ishte gjyqtarja Marjana Semini ajo që e pyeti qeverinë nëse algoritmi tani ka ndryshuar dhe a janë përmirësuar rregullat.

Por Herald Jonuzaj, përfaqësues i qeverisë tha se kishte vetëm një “dakordësi me TikTok për të vendosur filtrat”.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola tha se Tik Tok do të publikojë video sensibilizuese dhe do të vendosë filtra me fjalë kyçe në gjuhën shqipe të cilat nuk do të lejohet të publikohen.

Por kur gjykata i pyeti konkretisht: a është me shkrim marrëveshja, Rama doli zbuluar.

“Ka një angazhim, por marrëveshje në kuptimin ligjor, nuk ka”,-tha drejtori juridik i qeverisë, Herald Jonuzaj.
Të pyetur nga gjykata se çdo të ndodhë sikur filtrat të mos funksionojnë, do e bllokojmë prapë tik tok, zyrtari i Ramës tha se siguria dhe masat do të vlerësoheshin në të ardhmen.