Ballina Kronika Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumente false, arrestohet 55-vjeçari në Kakavijë

Tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumente false, arrestohet 55-vjeçari në Kakavijë

21
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. R., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në PKK Kakavijë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, këtij shtetasi iu gjet një dokument i shtetit italian, i dyshuar si i falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.