Ballina Lifestyle Ylli i Hollywood-it që refuzon rrjetet sociale: Ja pse Emma Stone ka...

Ylli i Hollywood-it që refuzon rrjetet sociale: Ja pse Emma Stone ka bërë këtë zgjedhje

22
0

Emma Stone, aktorja e njohur 37-vjeçare e Hollywood-it, ka zbuluar së fundmi arsyen pse nuk ka Instagram dhe qëndron larg rrjeteve sociale, ndryshe nga shumica e yjeve të industrisë. Vendimi i saj lidhet drejtpërdrejt me ruajtjen e shëndetit mendor.

Në një intervistë për Rolling Stone, ylli i filmit Bugonia tregoi se zgjedh me vetëdije të shmangë presionin dhe ekspozimin e vazhdueshëm online. “Jam shumë e frikësuar për shëndetin tim mendor,” tha Emma, duke shtuar se preferon të jetë një “vëzhguese nga larg”, pa u ekspozuar në rrjete sociale.

Aktorja foli edhe për reklamën e saj të re për Super Bowl-in, ku bashkëpunoi me regjisorin Yorgos Lanthimos për kompaninë Squarespace. Në spot, Stone shfaqet duke blerë një domain dhe duke krijuar një faqe interneti me emrin e saj të vërtetë, një përvojë që ajo e ka provuar edhe në jetën reale, por pa plan për ta shfrytëzuar.

Kur u pyet nëse do të hapte ndonjëherë një blog apo një faqe online për fansat, përgjigjja e saj ishte e prerë: “Njëqind për qind jo. Kjo është arsyeja pse nuk kam Instagram.”

Vendimi i Emma Stone shihet nga fansat si një shembull i rrallë i vendosjes së kufijve personalë në një industri ku prania online konsiderohet pothuajse e detyrueshme.
Burmi: Rolling Stone