Ballina Aktualitet Durrësi nën ujë me disa orë shi/ Banorët në vështirësi, dështimi i...

Durrësi nën ujë me disa orë shi/ Banorët në vështirësi, dështimi i shtetit nuk mund të fshihet më

30
0

Mjafton disa orë me shi për t’i shndërruar rrugët e Durrësit në lumenj të vegjël.

Sot, qyteti bregdetar përjetoi përmbytjet e disata të sezonit, duke nxjerrë në pah paaftësinë dhe neglizhencën e Bashkisë, e cila nuk ka investuar as për kanalet kulluese dhe as për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.

Banorët raportojnë se disa rrugë kryesore dhe lagje periferike janë tashmë të papërdorshme për automjetet dhe këmbësorët.

Pamjet nga terreni tregojnë ujë që ka mbuluar rrugët dhe trotuaret, duke krijuar rrezik për njerëzit dhe dëme materiale.

“Shumë prej rrugëve nuk kanë asnjë kanal kullues, dhe çdo pikë shiu sjell katastrofën,” thotë një banor i shqetësuar.

Ekspertët e qytetit të Durrësit paralajmërojnë se situata është kritike dhe mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse nuk ndërhyhet urgjentisht.