Ballina Sport Elbasani mposht Teutën me përmbysje

Elbasani mposht Teutën me përmbysje

9
0

Elbasani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Teutën me rezultatin 2-1 me përmbysje, në ndeshjen e javës së 23-të në Superiore.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte një tjetër histori. Durrsakët kaluan të parët në avantazh, me një supergol të shënuar nga Goncalves në minutën e 69-të.

Reagimi i vendasve ishte i shpejtë. Insa Boye i futur nga stoli, barazoi shifrat në minutën e 74-t, në ndeshjen e tij debutuese.

Për ta bërë edhe më të bukur debutimin, ai shënoi edhe golin e përmbysjes një minutë më vonë.

Këtë avantazh, Elbasani e ruajti deri në fund, për të marrë 3 pikë të rëndësishme. Verdheblutë ngjiten në vendin e dytë me 42 pikë.

Teuta mban vendin e gjashtë me 27 pikë të grumbulluara.