Gjykata Kushtetuese nuk arriti shumicën e nevojshme për të pranuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama, pasi votimi përfundoi në barazim 4 me 4.
Sipas rregullave të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, mungesa e shumicës cilësore nënkupton automatikisht rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga kryeministri.
Në praktikë, ky rezultat do të thotë se vendimi i SPAK për pezullimin e Belinda Ballukut mbetet në fuqi, pasi Gjykata nuk e shfuqizoi atë.







