Ballina Lifestyle Halle Berry për herë të katërt drejt altarit! Aktorja konfirmon fejesën dhe...

Halle Berry për herë të katërt drejt altarit! Aktorja konfirmon fejesën dhe zbulon unazën

27
0

Aktorja e njohur amerikane Halle Berry ka konfirmuar se është fejuar me muzikantin Van Hunt, duke i dhënë fund spekulimeve që lindën pas një interviste të saj të fundit për “The Cut”, ku u mendua se ajo kishte refuzuar propozimin për martesë.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “The Tonight Show with Jimmy Fallon”, Berry sqaroi se deklaratat e saj të mëparshme ishin keqinterpretuar.

“Ka pasur njëfarë konfuzioni në lidhje me atë që ai më propozoi dhe unë që thashë jo. Jo, nuk është kështu. Unë nuk thashë jo. Thjesht nuk kemi caktuar ende një datë për dasmën”, u shpreh aktorja.

Më pas, ajo e konfirmoi hapur fejesën: “Sigurisht që thashë se do të martohesha me të! Ai më dha një unazë të vogël”.

Halle Berry dhe Van Hunt janë në një lidhje që nga viti 2020. Dyshja filloi të komunikonte dhe të afrohej në fillim të pandemisë, ndërsa aktorja e bëri publike marrëdhënien e tyre në shtator të atij viti me një postim në Instagram, ku shfaqej e veshur me një bluzë me emrin e tij.

Kjo do të jetë martesa e katërt për Berry. Ajo ka qenë e martuar më parë me lojtarin e bejsbollit David Justice nga viti 1993 deri në 1997. Më pas u martua me muzikantin Eric Benét në vitin 2001, por ata u ndanë në vitin 2003 dhe divorci u finalizua në 2005.

Martesa e saj e tretë ishte me aktorin francez Olivier Martinez në vitin 2013, me të cilin u divorcua në vitin 2016.