Ballina Ekonomia Ish-ministri i Financave Ervin Mete dhe Jonida Prifti propozohen nga Këshilli i...

Ish-ministri i Financave Ervin Mete dhe Jonida Prifti propozohen nga Këshilli i Ministrave për Këshillin Mbikëqyrës të BSH

22
0

Në mbledhjen e sotme qeveria vendosi t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dy anëtarë për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Sipas vendimit, kandidatët e propozuar janë z. Ervin Mete dhe znj. Jonida Prifti, të cilët pritet të shqyrtohen dhe miratohen nga Kuvendi.

Kush është Ervin Mete 

I shkëputur nga politika që prej vitit 2024, Ervin Mete është vlerësuar pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare. Gjatë periudhës kur drejtoi Ministrinë e Financave, vendi shënoi ulje të borxhit publik, forcim të disiplinës fiskale dhe ruajtje të stabilitetit makroekonomik, në një kohë kur ekonomitë europiane përballeshin me presione të forta inflacioniste dhe fiskale.

Në të njëjtën periudhë, Shqipëria doli nga lista gri për pastrimin e parave, ndërsa u ndërmorën hapa konkretë për mbylljen e disa kontratave koncesionare, në funksion të uljes së rreziqeve fiskale dhe rritjes së transparencës në financat publike.

Më herët, Mete ka drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, institucion përgjegjës për mbikëqyrjen e tregjeve financiare jobankare. Në këtë rol, ai ka pasur përgjegjësi edhe për zhvillimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve të kapitalit, ku bankat janë aktorë kyç. Gjatë drejtimit të tij, u shënuan një sërë zhvillimesh pozitive në përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian, veçanërisht në fushën e fondeve të investimit, tregjet e kapitalit dhe fondet e pensioneve private, duke modernizuar më tej këto tregje.

Përvoja e tij institucionale përfshin gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bankën e Shqipërisë, si në aspektin e koordinimit të politikave fiskale dhe monetare, ashtu edhe në ndërtimin e kuadrit rregullator për tregjet financiare.

Në këtë këndvështrim, propozimi i Ervin Metes si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë shihet si një vijimësi e një eksperience të gjatë në politikat fiskale, mbikëqyrjen financiare dhe proceset integruese, me fokus në stabilitetin e sistemit financiar, funksionimin e tregjeve dhe avancimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor e rregullator me legjilacionin e BE-së.

Kush është Jonida Prifti 

Jonida u diplomua me një diplomë BA (Hons) në Menaxhim Biznesi me kontabilitet profesional nga Universiteti i Westminster.