Kitara e legjendës së muzikës rock, Kurt Cobain në këngën “Smells Like Teen Spirit” do të dalë në ankand muajin e ardhshëm.
”Fender Mustang” e vitit 1966 është pjesë e një thesari instrumentesh muzikorë që përfshin edhe baterinë me logon që njoftoi ”Beatles” në Shtetet e Bashkuara kur Fab Four luajti në ”Ed Sullivan Show” në vitin 1964.
Koleksioni Jim Irsay, i krijuar nga ish-pronari i ekipit NFL ”Indianapolis Colts”, përfshin kitara nga muzikantë që formësuan shekullin XX, përfshirë Dave Gilmour të ”Pink Floyd”, Jerry Garcia të ”Grateful Dead”, Eric Clapton, John Coltrane dhe Johnny Cash.
Por, në zemër të koleksionit janë tekstet e shkruara me dorë të hitit të Beatles “Hey Jude” dhe kitarat e John Lennon, Paul McCartney dhe George Harrison.
“Mendoj se është e drejtë të thuhet se ky koleksion instrumentesh është koleksioni më i rëndësishëm i ‘Beatles’-ave i mbledhur ndonjëherë për dikë që nuk ishte anëtar i grupit”, tha Amelia Walker, drejtoresha e koleksioneve private dhe ikonike të ”Christie’s” në Londër.
“Në koleksionin e tij ka pesë kitara ‘Beatles’, si dhe kompleti i parë i baterisë ‘Ludwig’ i Ringo Starr dhe pianoja e John Lennon, mbi të cilën ai kompozoi disa këngë të ‘Sergeant Pepper”, shtoi ajo.
Ndoshta artikulli më i shtrenjtë në koleksion është kitara e Cobain, të cilën ekspertët vlerësojnë se mund të shitet deri në 5,0 milionë dollarë.
“Është një kitarë talismanike për brezin tim”, tha Walker.
“Smells Like Teen Spirit’ ishte himni i asaj gjenerate. Ai videoklip është vërtet ikonik. Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të privilegjuar që e kemi këtu”, shtoi ajo.







