Një rrëshkitje dherash ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Currilës, duke bllokuar një sens të rrugës dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rivendosjen e qarkullimit normal, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin kalimin nga zona e prekur.







