Ballina Slider Xhaxhi militanti zbulon të vërtetën: Diella është çorientuar se i kanë ardhur...

Xhaxhi militanti zbulon të vërtetën: Diella është çorientuar se i kanë ardhur periodat, kodin për t’ia ndaluar e ka Gys Agasi. Rama fat i madh që nuk na ngeli shtatzanë kaq shpejtë

26
0

Pas shumë javësh, madje ka kaluar edhe muaji, debate që Diella nuk është mirë, në opinionin publik nuk kanë munguar reagimet, komentet po edhe opinionet që ministrja e çuditëshme e Ramës, Diella ka çorientuar ose më saktë ka degjeneruar të gjithë institucionet e këtij shteti. Nuk kanë munguar akuza dhe kundërakuza nga opozita dhe pozita, por kjo nuk ka mjaftuar dhe në lojë ka hyrë edhe media ndërkombëtare. Si ish spiun i vjetër xhaxhi militanti, ka lënë pas regjimin e shtratit dhe është paraqitur në redaksinë e gazetës, po edhe në studion e televizionit për të dhënë informacionet e fundit.

– Djema dhe vajza mblidhni veten…unë nuk kam parë situatë më të rëndë. Nuk kam parë të tillë përmbytje dhe nuk është mirë të bëjmë lojra në kurriz të popullit.

-O xhaxhi militanti se edhe ish prefekti që e kishe inatë se merrte rrogë më shumë se ti doli në pension. Nuk e kemi fjalën ke përmbytjet, po ke gjëra të tjera.

-Dëgjo xhaxhi militantin ti, ose shokun Pilo siç më thonë ata të PS. Përmbytja është zgjidhur. Ani si politikane e re, nuk e dinte që Erzeni del nga shtrati kur bie shi në Tiranë dhe në një pjesë tjetër që ushqejnë me prurje lumin duke filluar nga Librazhdi. Ajo e dinte që Erzeni përmbytet kur bie shi në Ndroq, Shijak dhe Sukth. I kishte telefonuar Taulanti, po nuk ja kishte hapur. “Idioti ende don leket e përqindjes Hidrovorit dhe kur mi kërkon sa herë që përmbytet Durrësi.”

Këtu ka ndodhur i gjithë keqkuptimi. Ajo kishte pyetur prefektin e ri që pasi ndreqi kulturën në Durrës si inxhinier minierash nga Dibra, tani po merret me legjislacionin dhe boshllëqet që ka lënë nipi i atij që ishte prefekt. Eshtë e aftë. E ka gjetur ai i vogli si floririn që kullohet me satac, sitë se e ka provuar edhe me shoshë, po ata nga shosha i kanë dalë  te 313. Nuk i mban të gjitha.

-O Adi se nuk të them dot prefekt se të hoqa nga bashkia më raftë pika sa shi ka ra në Shijak dhe sa këtu në Durrës.

-Dëgjo Ani, inati nuk më ka kaluar se ti e di që unë ta kam mbajtur kulturën, po këtij qyteti i dhjefsha kulturën, se me kulturën e këtij ngela pa bo lekë unë, me qindleksha nga Pallati Kulturës. Tani dëgjo përgjigjen e ke institucionale. Do të thuash që Durrësi është përmbytur se ka rënë shumë shi, Erzeni ka dalë se në Shijak nuk ka rënë shi.

-Sa ta them Adi?

-Po futja…ke pirë ndonjëherë ti?

-Po në mbrëmjen e maturës…

-Po mirë shumë, thuaj që në Durrës intensiteti i shiut ka qenë shumë i lartë, kanë rënë dy shishe birrë ujë….po varja lesht se kur isha unë në bashki dhjetë shishe i pisha vetë dhe nuk shkoja një herë në banjo. Ose lere alkolin se nuk e njeh. Se mu kujtua shurra ngaqe po pi ke zyra e prefektit. Sasia  e reshjeve në Durrës është sa të shkosh tre herë në banjo, në Shijak nuk ka shku kush edhe se ka dalë Erzeni. Të sqarova mirë Ani?

-Ja moj çupë kështu i tha ai asaj….se ka halle Qeveria!

-O xhaxhi militant…përmbytjet na thua, duam për Diellën, çfarë ka ndodhur.

-A moj çupëlina xhaxhit se edhe ti si mbeska ime rrëmbehesh. Po aty e kisha moj fjalën po të leni ju. Të Gjithë akuzat që janë thënë deri tani se Diella ka problem bien. Edi, palloshi Belindës, i Belindës, palloshi i PS, ka reaguar menjëherë duke thënë se jo vetëm do ta sqarojë të vërtetën, jo vetëm do të hedhë në gjyq mediat ndërkombëtare, po do të thotë edhe të vërtetën e asaj që po ndodh me përmbytjen e Diellës.

-Çfarë përmbytje more. Diella është çorientuar, është fikur, është përgjumur…

-Po pusho moj bij pusho….Diella është përmbytur se aq mirë e kishte bërë Edi saqë …çfarë të them unë, njeri moj njeri, dhe asaj , e ndërtuar në prefeksion, i kishin ardhur edhe periodat. Po jo periodat, po përmbytje moj përmbytje…

-Hë më xhaxhi militanti se na e thua neve, se femra jemi edhe ne, po jo një muaj…

-Këtu është faji i SPAK. Kodin e periodave të Diellës e ka Gys Agasi. Spak e ka shpallur në kërkim, ai ka frike të jap kodin dhe ajo vazhdon përmbtjen, çorientimin, vazhdon  cikli dhe ça po heq ajo ministre o zot, o zot. Po e keqa nuk qendron këtu. Edi ka frike se mos i shkon ndonjë nga ata deputetet e opozitës, ata që marrin edhe kastraveca dhe presh dhe mund të ndodhi hataja në prag të pranimit në Bashkimin Europian. Mund të ngelë Diella shtatzanë moj tutkune. Ndaj dhe Edi është bërë si i hutuar, të gjithë ata të opozitës që kanë mbajtur ashtu të gjata në duar po i merr në punë që të mos ngacmojnë Diellën…se ata të vetët i ka tredhur me 11 maji ai. Vetëm nëse ka bërë ndonjë gjë Bajrami jashte dekretit.