Ballina Politika Berisha: Rama mori karton të kuq nga kancelaritë e Europës për qëndrimet...

Berisha: Rama mori karton të kuq nga kancelaritë e Europës për qëndrimet që mbajti

27
0

Në bashkëbisedimin me qytetarët të zhvilluar këtë të shtunë në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha, tha se kancelaritë evropiane janë drejt marrjes së një ndëshkimi ekzemplar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë zhvillim si të paprecedentë në historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Sipas Berishës, protestat e opozitës kanë qenë faktor përcaktues në sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar për shkeljet e rënda kushtetuese dhe ligjore të qeverisë, të cilat rrezikojnë seriozisht procesin e integrimit evropian të vendit.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Kaloi një javë në të cilën Shqipëria u damkos në qendrat kryesore ndërkombëtare për shkak të akteve të papërgjegjshme prej burracaku, prej frikacaku të Edi Ramës, i cili me qëndrimet e tij, i kapur me presh në dorë, u dëshmoi shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, miqve të Shqipërisë se për atë ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë. 

U dëshmoi shqiptarëve se ai është i aftë të sakrifikojë çdo interes të tyre.
Të shkelmojë dhe procesin më themelor të viteve të pluralizmit politik, procesin e integrimit evropian.
Edi Rama, me qëndrimet e tij të papërgjegjshme, detyroi kancelaritë dhe qendrat vendimmarrëse të Europës, t’i nxjerrin jo kartonin e kuq, por të shkojnë drejt vendimit që nuk është marrë ndonjëherë në 32 vite apo në tërë ekzistencën e BE, vendimit të zhbërjës së plotë të procesit të integrimit të Shqipërisë.
Dhe ua them unë këtu, protestat tuaja kanë qenë të një rëndësie përcaktuese si shpresa e vetme e ndryshimit të kësaj situate, sepse ky vendim është i gatshëm të shpallet.
Edi Rama, në mënyrën më të papërgjegjshme, më antikushtetuese, më antiligjore vendosi të përdorë Gjykatën Kushtetuese mburojë të vjedhjeve të tij, të përdorë gjykatës të papërgjegjshëm që nuk kanë parim, moral ligjor, nuk kanë asnjë lloj norme, si mburojë për vazhdimin e detyrës së Lubi Ballukut.
Por ama, këto qëndrime të tij hasën në kundërshtimin më të fuqishëm të partnerëve tanë dhe të Komisionit Europian, për çka unë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj tyre, sepse me këto qëndrime, iu dëshmuan shqiptarëve se Edi Rama është njeriu që nuk ka asnjë interes tuaj.
Njeriu që shkelmon mbi të gjitha interesat e shqiptarëve, të ardhmen e tyre evropiane, për të mbrojtur lëkurën e tij, veprat e tij të zeza, vjedhjet e tij të mëdha.
Por duhet të them këtu se protestat tuaja kanë qenë për mbarë botën kambana e alarmit për atë që po ndodh në Shqipëri.
Dhe ju keni një meritë të jashtëzakonshme në shtytjen e komunitetit ndërkombëtar drejt vendimeve të një karakteri ndëshkues të paparë ndaj Edi Ramës.