Ballina Kronika E mori rrjedha e ujit pas aksidentit në Klos, gjendet trupi i...

E mori rrjedha e ujit pas aksidentit në Klos, gjendet trupi i 30-vjeçarit në liqenin e Ulzës

118
0

Pas 29 ditësh që rezultonte I zhdukur, është gjetur trupi I jetë I 30-vjeccarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi është gjetur 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi Losha u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit.

Ai dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 Janar.

Që prej asaj dite kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera. Grupeve iu bashkuan edhe ekip[e nga Kosova që ndihmuan me mjete dhe pajisje speciale.

E gjithë vija lumore e lumit të Matit është kontrolluar disa herë, por nuk ishte mundur të gjendej trupi 30-vjeçarit apo ndonjë shenjë e tij.