Ballina Politika Ja si u ndanë gjyqtarët kushtetues pro dhe kundër kërkesës së Edi...

Ja si u ndanë gjyqtarët kushtetues pro dhe kundër kërkesës së Edi Ramës për çështjen Balluku

33
0

Në një seancë maratonë që zgjati më shumë se 10 orë, tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin vendim për ankimimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Votimi u nda në katër vota pro dhe katër kundër, duke mos bërë të mundur sigurimin e shumicës së nevojshme prej 5 votash. Për pasojë, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Janë bërë të ditur edhe emrat e gjyqtarëve që votuan kundër dhe pro kërkesës së Ramës.

Kundër kërkesës së Ramës:

Ilir Toska
Asim Vokshi
Marsida Xhaferrllari
Gent Ibrahimi

Pro kërkesës së Ramës:

Fiona Papajorgji
Sonila Bejtja
Sandër Beci
Marjana Semini

Në mungesë të një vendimi me shumicë votash, situata ligjore mbetet e pandryshuar dhe pezullimi nga detyra i Ballukut vijon të jetë në fuqi.