Ballina Lifestyle Nxorri shifrën që ka marrë për të hyrë në BBVA, Ledion Liço...

Nxorri shifrën që ka marrë për të hyrë në BBVA, Ledion Liço merr këtë vendim ndaj Ilir Vrenozit

106
0

Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes me Top Channel, duket se nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e formatit.

Pas videos virale ku ish-banori pretendonte se produksioni i kishte paguar 600 mijë lekë të vjetra për të mbuluar rrogën e bashkëshortes, moderatori Ledion Liço ka bërë një lëvizje të qartë distancimi.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, rezulton se Ledioni e ka hequr Vrenozin nga lista e personave që ndjek në Instagram (unfollow).

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas thyerjes së heshtjes nga ana e korçarit lidhur me kushtet e kontratës, të cilat zakonisht janë rreptësisht konfidenciale në formate të tilla.

Vrenozi u shpreh se paratë ishin kusht për hyrjen e tij, në mënyrë që bashkëshortja të linte punën për t’u kujdesur për motrën e tij të sëmurë, por duket se kjo transparencë e tepruar i ka kushtuar atij “miqësinë” virtuale me moderatorin e spektaklit.