Ballina Politika Pezullimi Ballukut/ Vjen reagimi i patronazhistëve të Fierit për shefen: Vazhdo të...

Pezullimi Ballukut/ Vjen reagimi i patronazhistëve të Fierit për shefen: Vazhdo të shkëlqesh, Bela je…

12
0

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për heqjen e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një vendim pa vendim, pra me 4 vota pro dhe 4 kundër kërkesës së Ramës, kërkesa e këtij të fundit ra automatikisht pas barazimit në votim. Por duket se për PS-në e Fierit, organizata që drejtohet nga Balluku, pezullimi i saj vetëm sa ia shton shkëlqimin.

Dega e PS në qarkun Fier, e drejtuar nga vetë Balluku, ka reagua menjëherë me një postim mbështetës në rrjetet sociale ku shpalli se “asgjë s’e ndal”. As ligji, as Gjykata Kushtetuese, as logjika institucionale.

Ironia bëhet edhe më e trashë po të kujtojmë se herën e parë, PS e Fierit festoi për Ballukun me fishekzjarre kur Kushtetuesja i hoqi pezullimin, tani që u rikthye pezullimi, patronazhistët e Belindës në Fier kanë inkurajuar shefen me fjalët: “ Vazhdo të shkëlqesh, sepse je burim frymëzimi”.

ImageImage