Skandali Epstein tronditi Britaninë. Shefi i kabinetit të kryeministrit britanik, McSweeney njoftoi sot dorëheqjen. Ndërsa Downing Street konfirmoi se Jill Cuthbertson dhe Vidhya Alakeson janë emëruar si shefe të përkohshme të stafit të kryeministrit Keir Starmer.
Sipas skynews, të dyja kanë qenë zëvendëse të përbashkëta të Morgan McSweeney, para se ai të jepte dorëheqjen, i cili deklaroi se mban përgjegjësi të plotë për këshillimin e kryeministrit për të emëruar Peter Mandelson si ambasador të SHBA-së vitin e kaluar. Këtij të fundit iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein.
“Vendimi për të emëruar Peter Mandelson ishte i gabuar. Ai ka dëmtuar partinë tonë, vendin tonë dhe besimin në vetë politikën. Kur më pyetën, e këshillova Kryeministrin të bënte atë emërim dhe marr përgjegjësi të plotë për këtë këshillë”, thuhet në reagim.







