Ballina Aktualitet Durrës, rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Currila–Kallm

Durrës, rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Currila–Kallm

41
0

Janë rikthyer sërish rrëshqitjet e dherave në zonën e Kodrës së Currilave në Durrës.

Si rezultat i reshjeve që kane vijuar përgjatë gjithë natës, mëngjesin e sotëm është bllokuar aksi që të çon drejt Kallmit.

Fenomeni i erozionit është rikthyer frikshëm në këtë zonë, që vazhdimisht regjistron rrëshqitje dherash dhe bllokim të lëvizjes.

Sasia e konsiderueshme e dherave që ka rënë në asfalt shtrihet përgjatë ngjitjes së malores mbi Ferrarën.